Telegrafi

Matt Damon thotë se vajza e tij 21-vjeçare është shëruar nga coronavirusi

Matt Damon zbuloi se vajza e tij e madhe Alexia, 21 vjeçare, ishte testuar pozitive për coronavirus gjatë qëndrimit të saj në New York.

Ylli i filmit “Bourne Identity”, 49 vjeç, foli me Graham O’Toole dhe Nathan O’Reilly në emisionin Spin në një radio të Irlandës, ku pranoi se përballja me COVID-19 “është diçka e frikshme”, shkruan DailyMail.

Matt aktualisht është në mbyllje në periferinë e përgjumur të Dublinit, pasi ai mbeti në Irlandë për shkak të xhirimeve të filmit, ndërsa më pas fluturimet u anuluan dhe ai u detyrua të qëndrojë aty.

Në bisedën e tij në radio, Matt tha: “Vajza jonë më e madhe është në kolegj, ajo është në New York. Ajo kishte COVID me të cilin u diagnostikua herët, së bashku me shokët e saj të dhomës dhe e kaloi mirë. Por të gjithë janë në rregull. Është e frkishme për atë brez kjo periudhë”.

“Unë mendoj se ne e kemi marrë të gjithë mesazhin tani, të gjithë po bëjnë izolimin dhe distancimin shoqëror dhe larjen e duarve dhe gjithçka munden për ta zbutur këtë, por është e frikshme, sigurisht për prindërit tanë”, tha tutje aktori.

Matt e vlerësoi shumë Irlandën, duke e quajtur “një përrallë të vërtetë” periudhën e izolimit që po e kalon në këtë vend.

“Është e jashtëzakonshme. Ky është një nga vendet më të bukura që kam qenë ndonjëherë. Ndihem sikur të jem në një përrallë”, tha ai.

Para se të fillonte bllokimi në Irlandë në 27 mars, fituesi i çmimit “Oscar” u pa duke u fotografuar me fansat e tij jashtë një kafeneje dhe në një restorant. /Telegrafi/