Telegrafi

Matt Damon është aktori më i paguar në botë

Aktori amerikan Matt Damon, është bërë i treti me radhë në listën e aktorëve më të paguar në Hollywood, sipas revistës prestigjioze Forbes.

Në publikimin e përvjetshëm të aktorëve më të paguar në botë, Matt Damon vitin e kaluar s’kishte arritur të hyjë në top 10-she, mirëpo fitimet e tija janë rritur shumë pasi ka luajtur rolin e Jason Bourne dhe në filmin The Martian. Ai ka fituar 55 milionë dollarë këtë vit, transmeton klankosova.

Atij ia ka kaluar aktori Dwayne Johnson apo “The Rock”, i cili është bërë aktori më i paguar në botë, pas paraqitjeve të tij në San Andreas dhe Central Intelligence.

The Rock ka fituar 54 milionë dollarë për një periudhë një vjeçare.