Telegrafi

Matt Barnes rikthehet në radhët e Golden State

Golden State Warriors ka konfirmuar se ka transferuar Matt Barnes.

Lojtari ka nënshkruar me klubin deri në fund të sezonit, teksa për të do të jetë sezoni i 15-të në NBA.

Ai ka qenë më parë te Golden State në nga viti 2006 deri në vitin 2008.

Në 909 ndeshjet e tij në karrierë me nëntë ekipe, ai ka një mesatare prej 8.2 pikësh për ndeshje dhe 4.6 kërcimesh.

Barnes vjen si zëvëndësim për Kevin Durant, i cili është lënduar në nyje dhe do të mungojë për ndeshjet e sezonit të rregullt kurse është në pikëpyetje për playoff. /Telegafi/