Ideja për xhirimin e vazhdimeve të filmave të popullarizuar është gjithmonë aktuale, ndërsa Hollywoodi përherë ka shprehur gatishmëri për t’i plotësuar kërkesat e shikuesve.
Filmi i popullarizuar “The Matrix” (që ka pasuar me vazhdimet, si “The Matrix Reloaded” dhe “The Matrix Revolutions”) do të vijë me vazhdimin e katërt.
Bright Side bën të ditur se Warner Brothers janë duke e zhvilluar filmin e katërt, ndërsa dy protagonistët kryesorë, Keanu Reeves dhe Carrie-Anne Moss, do të kthehen në projektin e ri.
Nga ana tjetër, nga Wachowskit, vetëm Lana Wachowski është lidhur me “Matrix 4”, ndërsa Lilly Wachowski duket se nuk do të jetë pjesë e projektit të ri.
Tash për tash mbesin të panjohura shumë detaje për filmin e ri, duke përfshirë edhe titullin dhe kohën e lansimit. /Telegrafi/