Halil Matoshi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, te Analiza Zgjedhore në Klan Kosova, ka thënë se udhëheqja e sotme e Lidhjes Demokratike të Kosovës, “‘rugovizmin’, në të cilin thirret aq shumë, e ka parë vetëm në televizor, pasi nuk përfaqëson asgjë nga ajo”.
“Unë jam një nga nënshkruesit e Konventës Themeluese të LDK-së. Dhe unë e di që ‘rugovizmi’ nuk është përplasje, apo gjuhë agresive siç po e shohim në këtë fushatë zgjedhore nga ky subjekt politik”, ka thënë ai.
Matoshi ka akuzuar po ashtu se në listën e deputetëve të koalicionit LDK-AKR-Alternativa, sidomos te kandidatët e AKR-së, “ka njerëz të cilët në këtë shoqëri kanë vlejtur si ekstremistë fetarë”. Më vonë këtë deklaratë e ndryshoi në “fanatikë fetarë”!