Analisti Halil Matoshi ka thënë se “në rajonin tonë kemi garë për armatim, kurse ne jemi ndalë dhe po kqyrim seri për formimin e Ushtrisë”.
Matoshi, në “Click” të RTV21, po ashtu tha se ‘nëse ne i drejtohemi një diplomati direkt për formimin e Ushtrisë ai do të thotë se nuk është mirë me formu se reagon Serbia’.
Mirëpo, sipas Matoshit kjo nuk do të ishte mirë. “Nuk e ka kuptimin që nuk bënë me e formu Ushtrinë, por që kjo ka kuptimin që grahni punës së juaj, mirëpo se për formimin e Ushtrisë duhet mendje, para dhe kapacitete profesionale”./21Media/