Zëvendësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Halil Matoshi ka thënë se Ramush Haradinaj është president në ardhje.
Matoshi këtë koment e ka bërë pasi ka publikuar një fotografi se bashku me kryetarin e partisë së tij, Ramush Haradinaj dhe kryetarin e Bashkësisë së Tiranës, Erion Veliaj, transmeton Telegrafi.
Matoshi në postimin e tij në Facebook, ka shkruar se dallimi mes liderit që është i lindur ta bëjë historinë e shtetit dhe atij që thjesht qeverisë është gama e guximit politik me baraspeshu me interesin kombëtar.
“Dallimi mes liderit që âsht i lindun me bâ historinë e shtetit dhe atij që thjesht qeverisë âsht gama e guximit politik baraspeshu me interesin kombëtar. Me Presidentin në ardhje, Ramush Haradinaj dhe Kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, 2019), ka shkruar Matoshi.
Vlen të theksohet se gjatë ditës se enjte janë takuar presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kreu i PDK-së, Kadri Veseli dhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj. Temë diskutimi në takimin Thaçi-Veseli dhe Haradinaj ka qenë çështja e Gjykatës Speciale si dhe zhvillimet në vend.
Ndryshe, në AAK më herët kanë deklaruar se Ramush Haradinaj është lider unifikues dhe i duhuri për pozitën e presidentit. /Telegrafi/