Telegrafi

Matoshi pret që Haradinaj të përfshihet në reformatizim të Qeverisë

Shtyrja e protestës së nesërme jep indikacione se lideri i AAK-së Ramush Haradinaj, mund të përfshihet në Qeveri, vlerëson analisti Halil Matoshi

“Duket se opozita e bashkuar pas dorëheqjes së Donika Kadaj-Bujupit nga AAK-ja për shkak të jokonsistencës së kësaj partie dhe zhvillimeve të fundit brenda saj, si dhe shtyrja e protestës së të shtunës, jep indikacione se lideri i AAK-së mund të përfshihet në riformatim të Qeverisë si pjesë e pushtetit. Edhe ashtu nuk ishte ndonjë lidhje shumë e fuqishme, as ideologjike dhe as programore, por thjesht për rritje të presionit ndaj pushtetit dhe mundësisht për ta shpjerë vendin në zgjedhje të parakohshme…”, ka thënë Matoshi për BotaPress.