Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Bedri Curri, 37 vjeç nga Korrotica e Epërme e Drenasit, u gjet i vrarë të enjten rreth orës 8:15, me një plumb në kokë në një mal në fshatin e tij, në afërsi të shkollës.
Këtë akt, disa nga qytetarët e Drenasit e lidhin edhe me Gjykatën Speciale, e cila pritet të formohet se shpejti.
Ndërsa analisti Halil Matoshi, ka kërkuar nga Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, që të deklarohet dhe të jap shpjegimin e tij për vrasjen misterioze të Currit.
Matoshi në Facebook ka shkruar se “Kosova pret të deklarohet Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi”, i cili, sipas Matoshit, “e ka etabluar në Kosovë ‘Kodin e heshtjes’ apo Omerta-n e maifias”.