Site icon Telegrafi

Matoshi: Paketat e mjera të Behgjet Pacollit

Publicisti dhe gazetari i njohur, Halil Matoshi, ka reaguar ashpër ndaj një aktiviteti humanitar të Fondacionit “Behgjet Pacolli”, i cili sot ka filluar shpërndarjen e ndihmave për familjet në nevojë.

Sipas Matoshit, drejtuesi i këtij fondacionit, po e shfrytëzon mjerimin për t’i bërë vetës reklamë.

Lexojeni të plotë postimin e Matoshit:

“Paketat e mjera!

Shfrytezohet mjerimi per reklame. Ky njeri ishte i dyti ne kierarkine e pushettit. Pse nuk u dha njerzve te kti vendi perspektive ekonomike, shkolle (dije) te mire, siguri sociale e shendetsore por u jep paketa!?

Jepnu njerezve institucionet demokratike qe i meritojne, sundim te ligjit e jo krimit dhe oligarkeve faqezinj.

Refuzoni paketat se ato vetem ua zgjasin mjerimin!

Kerkoni te drejten tuej per pune!

Kerkoni llogari nga Qeveria dhe mos u turpnoni e traumatizoni vet dhe femijte e familjet tueja si lypes!” (sic), ka shkruar Matoshi.

Exit mobile version