Telegrafi

Matoshi: Në deklaratën e Ramës për bashkim kombëtar ka hile

Analisti Halil Matoshi, ka komentuar deklaratën e kryeministrit shqiptar Edi Rama rreth mundësisë së bashkimit kombëtar, duke thënë se “Në këtë tezë, në këtë deklaratë ka hile”.

Matoshi, në emisionin “Click” në RTV21, tha se nacionalizimi shqiptar është kthyer për të fituar vota dhe për konsum të brendshëm.

Analisti po ashtu tha se Rama gjithmonë kishte deklaruar se më Kosovën do të bashkohet në Bruksel dhe se në njësoj kishte vepruar edhe kur Sali Berisha ishte në pushtet dhe tash Sali Berisha e akuzon Ramën për popullizëm.

Ndryshe ditë më parë kryeministri i Shqipërisë kishte deklaruar në një intervistë me Politico-n se një bashkim mes Shqipërisë dhe Kosovës nuk mund të përjashtohet nëse prospekti i Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor zbehet./RTV21/