Site icon Telegrafi

Matoshi: Kryeministri Haradinaj, sekserëve që blejnë e shesin rrymë ka me ua nxi jetën

Drejtori i Zyrës për Informim në Kryeministri, Halil Matoshi ka thënë se kryeministri Ramush Haradinaj
e ka parandaluar ngritjen e çmimit të rrymës.

Ai në një postim në profilin e tij, në Facebook ka thënë se rrymë do të ketë. ” Kryeministri Haradinaj, sekserëve që blejnë e shesin rrymë elektrike në disfavor të prodhimit vendor, pra një grushti individëve, ka me ua nxi jetën – për me ua zbardhë dy milionë kosovarëve”, tha Matoshi, duke mos treguar se kush janë sekserët

Postimi i plotë

Kryeministri Haradinaj, sekserëve që blejnë e shesin rrymë elektrike në disfavor të prodhimit vendor, pra një grushti individëve, ka me ua nxi jetën – për me ua zbardhë dy milionë kosovarëve!

Ndërsa mediat që u ka humbur sensi i luftës për të vërteten i ftoj për ballafaqim me faktet!
Le të dihet: Nuk është etike të shpifet kinse një qytetar x prej dy milionëve pretendon se është rritë çmimi i rrymës elektrike.
1. Çmimi i rrymës nuk është rritë për ASNJE CENT dhe këtë e ka parandalu Kryeministri.
2. Ndërprerjet sëfundi janë pasojë e prishjeve teknike ngase po prodhohet në KEK me kapacitete të plota…
3. Rrymë ka me pasë!
Kosova nuk është më ajo e para 11 shtatorit!/Telegrafi/

Exit mobile version