Site icon Telegrafi

Matoshi i kërkon falje gazetarit Krasniqi

Halil Matoshi, këshilltar politik i kryeministrit Ramush Haradinaj ka thënë sot se liria e medias është e patjetërsueshme dhe e panegociueshme dhe në këtë drejtim i ka kërkuar falje Grupit ‘Koha’, komunitetit të gazetarëve dhe gazetarit Besnik Krasniqi, lidhur me një postim të tij në Facebook, ku ka thënë se gazetari Krasniqi po shkëlqen në luftën speciale të Sputnik-ut kundër Republikës sonë.

Matoshi në një shkrim në rrjetin social Facebook thotë se postimi i tij është interpretuar si një mënyrë e papërshtatshme e reagimit.

Lexo po ashtu AGK-ja e shqetësuar nga linçimi i këshilltarit Matoshi ndaj gazetarit Besnik Krasniqi

“Duke qenë se Kryeministri i Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj, është një lider që e ka bërë diferencën në transparencë dhe ka ndërtuar marrëdhënie të shkëlqyera me median (për këtë kanë folur e shkruar shumë kolegë gazetarë, përfshirë edhe ata nga Grupi “Koha”), për ta ruajtur si të pacenueshme këtë qasje të hapur të Kryeministrit, i bindur se liria e medias është e patjetërsueshme dhe e panegociueshme, për t’i kontribuuar thellimit të partneritetit me median, dua t’i kërkoj falje të sinqertë publike Grupit ‘Koha’, komunitetit të gazetarëve dhe gazetarit Besnik Krasniqi, duke qenë se një postim imi në Facebook, është interpretuar si një mënyrë e papërshtatshme e reagimit”, shkruan Matoshi. /Telegrafi/

 

Exit mobile version