Site icon Telegrafi

Matoshi: Jahjaga po i kryen një shërbim Thaçit

Analisti Halil Matoshi thotë se me formimin e një Komisioni për Demarkacion nga ana e presidentes Atifete Jahjaga po i kryhet një shërbim Hashim Thaçit.

Kështu sipas tij, Thaçi do e marrë detyrën me një problem më pak.

“Ky komision është vonu. E ka paralajmëru kryeministri Mustafa para 5-6 muajsh dhe nuk e ka bo. U paralajmëru moti, nuk është bo ky komision ndërkombëtar dhe tash po duket se nën presionin e Thaçit, Presidentja në detyrë po do me ia kry një shërbim Thaçit, që Thaçi me vazhdu punën pa një kompleks ndaj një fqinji që është Mali i Zi, e që Thaçi mendon se i ka marrëdhëniet e mira me kreun e shtetit të Malit të Zi. Kështu, Thaçi e merr detyrën me një gajle më pak”, tha Matoshi në ‘Click’ në RTV21.

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka finalizuar idenë e nisur muaj më parë, për krijimin e një komisioni “ad-hoc” për rishikimin e përcaktimit të kufirit Kosovë-Mali i Zi, proces që po kontestohet nga opozita me protesta dhe gaz lotsjellës në Kuvend.

Exit mobile version