Telegrafi

Matoshi: Haradinaj nuk ofendoi, të gjithë kemi nevojë për më shumë shkollë

Drejtori  i zyrës për Marrëdhënie me Media në Kryeministri, Halil Matoshi, lidhur me përgjigjen kryeministrit Haradinaj drejtuar gazetarëve gjatë një konference për media, ka thënë që është keqkuptuar dhe se ka marrë një dimension i cili nuk është i tillë.

“Haradinaj askujt, asnjëherë nuk i ka thënë që jeni të pashkollë. Ai ka thënë që duhet më shumë mund, etikë profesionale dhe më shumë shkollë. Të gjithëve na duhet më shumë shkollë. Në këtë situatë po bëhet një fushatë e pakuptimte kundër Haradinajt”, ka thënë Matoshi.

Tutje, Matoshi e ka cilësuar reagimin e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës si jo serioz, përderisa nuk e sheh si ofendim përgjigjen e Haradinajt, ngaqë, sipas tij, të gjithë kemi nevojë për më shumë shkollë, njofton Klan Kosova.