Site icon Telegrafi

Matoshi: Ende nuk është caktuar vendi se ku mund të hidhen gomat e përdorura

Zëvendësministri i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), Fatmir Matoshi ka folur për emisionin “Zyra e Ankesave” në RTV Dukagjini, për problematikën e gomave të përdorura.

Ai tha se ende nuk ka asgjë konkrete sa i përket definimit të hapësirës së ku mund të hidhen gomat e përdorura.

“Kemi pas takim ditëve të fundit dhe nga biznesmenët që janë të interesuar të marrin këto goma të përdorura. Mirëpo ende nuk ka asgjë konkrete, sa i përket definimit të hapësirës së ku mund të hidhen gomat e përdorura”, ka thënë Matoshi. /Telegrafi/

Exit mobile version