Shefi i zyrës së informimit në Qeverinë e Kosovës, Halil Matoshi, thotë se nëse Surinami e ka tërhequr njohjen e Republikës së Kosovës, në këtë çështje duhet të përfshihen edhe ekspertët e së drejtës ndërkombëtare.
Matoshi sqaron se e drejta ndërkombëtare nuk e njeh konceptin e çnjohjes së një shteti që e ka njohur më përpara, por, në rast se ka ndodhur tërheqja e njohjes ai e konsideron si skandal ndërkombëtar.
Gjatë ditës së djeshme mediet serbe kanë prezantuar një dokument në të cilin shkruan se Surinami ka hequr dorë nga njohja e Republikës së Kosovës, por deri më tash Kosova zyrtarisht nuk ka pranuar asnjë dokument ku sqarohet pozicioni real i këtij shteti karshi Republikës.
Statusi i tij i plotë:
Surinami!?
Rreth nji letre ‘melodramatike’ qe po qarkullon ne mediat e Beogradit se Surinami e ka revoku njohjen për Republikën e Kosovës, e për çka ministria e jashtme dhe misioni diplomatik kosovar në Neë York City nuk kanë marrë asnji shkresë zyrtare nga Qeveria e këtij shteti
1. E Drejta Ndërkombëtare nuk e njeh konceptin e ç’njojhjes së nji shteti qe e ka njoftë ma përpara, por njeh ngrimje ose revokimin të marrdhanieve diplomatike, porse Kosova dhe Surinami nuk kishin vendosur ende mardhanie diplomatike ndërmjet veti, qe të ndodhte shkëputja e ktyne mardhanievet;
2. Nuk ekziston shteti i quajtur “Kosovo and Metohija” qe figuron ne notën kinse të Surinamit për Serbinë – e të cilen e prezantoi Ivica Daçiq – ngase në mardhaniet ndërkombëtare njihet nominalisht shteti sovran dhe i pavarun “Republic of Kosovo” – për ato shtete që e kanë njoftë tashma dhe Kosovo* (sipas denominimit – me fusnota e famshme – për shtetet që nuk e kanë njoftë);
Nëse vëtet kjo shkresë asht origjinale, kjo paraqet skandal ndërkombëtar!
Sepse një shtet i cili me notë zyrtare e kanë njoftë shtetin Sovran “Republic of Kosovo’ tashti ia ‘ndërrojnë emnin’ në “Kosovo and Metohija” – simas versionit të Serbisë së kohës së fashizmit millosheviqian;
3. Konsideroj që revokimin e njohjes, si diskrecion i shtetit dhe/ose ngrimjes së mardhanieve diplomatike ndërmjet dy shteteve nuk mundet me e shpall nji ‘Mision’ i shtetit ne OKB, porse me notë verbale këtë duhej ta bënte Qeveria e ligjshme e nji shteti dhe me vendimin ta njoftonte ‘Misionin’ respektabil;
P.S.
Ftoj ekspertat e te Drejtës Ndërkombtare me u përfshi në debat…