Deportimi i Boiken Abazit është i ligjshëm, ai punoi kundër shtetit të Kosovës
Analisti Halil Matoshi e ka vlerësuar të ligjshëm deportimin e aktivistit të Vetëvendosjes, Boiken Abazi.
“Deportimi i Boiken Abazit asht i ligjshem dhe krejtesisht i justifikueshem per shkak se ai nuk njohu kurre shtetin e ri, as Kushtetuten dhe as ligjet e tij, as rendin simbolik te tij, por foli e punoi per shperberjen e entitetit juridik-politik te quejtun Republika e Kosoves.
Pra secili shtet pra edhe Republika e Kosoves, kurdo dhe ne cdo rrethane e ka te drejten me e mbrojte veten nga njerezit qe nuk i jane besnik si atdheut te vetem te tyne.
Abazi e ka nji atdhe rezerve – qe na nuk e kemi!?
Qe cka thoshte ai: ‘Flamuri i Kosoves, si cdo flamur shteteror, nuk eshte thjesht nje dizajn apo nje cope lecke. Ai eshte shume me shume se kaq. Eshte simboli i triumfit te imponimit nderkombetar kunder vullnetit te shumices ne Kosove, simbol i politikaneve te kamur dhe te kalbur te Kosoves, simbol i nenshtrimit te tyre, simbol dhunues per lirine, simbol shenjues i rruges qe po e con Kosoven tatepjete. Me ndryshimin e kesaj rruge, me heqjen e matrapazeve nga pushteti, do t’i hiqet Kosoves shpejt edhe ky shenjues nenshtrimi…’” (sic.), ka shkruar Matoshi në profilin e tij në Facebook. /Telegrafi/
Deportimi i Boiken Abazit asht i ligjshem dhe krejtesisht i justifikueshem per shkak se ai nuk njohu kurre shtetin e ri,…
Posted by Halil Matoshi on Wednesday, March 16, 2016