Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, së bashku me ministrin e Zhvillimit Rajonal, Rasim Demiri dhe zyrtarë të tjerë shtetëror, sot kanë takuar banorët e Gornjasellës, për të dëgjuar nga ta vërejtjet dhe sugjerimet për planin rregullues të Prevallës.
Siç njofton MMPH, ministri Matoshi gjatë këtij takimi i siguroi banorët që si ministër i MMPH-së do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që ky plan të jetë plotësisht në shërbim të ruajtjes dhe zhvillimit të kësaj zone, si pjesë e Parkut Nacional “Sharri”.
“I mirëkuptoj shqetësimet e banorëve dhe pas një vlerësimi të hollësishëm të punës së bërë deri më tani nga ekspertët e jashtëm dhe grupi punues i MMPH-së, do të ndërmarrim hapat e nevojshëm, konformë legjislacionit në fuqi”, deklaroi ministri Matoshi.
Nga ana tjetër banorët falënderuan ministrin Matoshi për vizitën dhe kërkuan që të merren parasysh kërkesat dhe vërejtjet e tyre rreth planit rregullues të Prevallës./Telegrafi/