Site icon Telegrafi

Matoshi: Ata të cilët kanë punuar kundër shqiptarëve po e paguajnë faturën

Ish deputeti i PDSH-së, tani profesori universitar Ruzhdi Matoshi në emisionin debativ “Studio e Hapur”, në TV Nova, ka pohuar se të gjitha subjektet politike të cilat kanë pasur retorik apo veprim politik kundër shqiptarëve, ata kanë paguar faturën. Ndërsa ata të cilët kishin bashkëpunim, sipas tij, vazhdimisht kanë marrë shpërblime siç ishte shembulli i përzgjedhjes se kryetarit të shtetit, kur çdo herë shqiptarët kanë qenë vendimtarë në politikën në Maqedoni, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Dua të them se atë qasje negative që kishte vite me radhë LSDM ndajë Shqiptarëve, faturën e sajë çdo herë e kanë paguar, siç ishte rasti në zgjedhjen e presidentit të shtetit në vitin 2008. Ndërsa të njëjtën qasje negative tash e ka VMRO-DPMNE, kur ja në zgjedhje edhe kjo po e pagua faturën edhe atë shumë shtrenjtë”, ka thënë në “Studio e Hapur”, në tv nova ish deputeti Matoshi./Telegrafi/

Exit mobile version