Nënkryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Fatmir Matoshi, ka thënë se kjo parti nuk ka qenë e kënaqur me kërkesën e kryeministrit Ramush Haradinaj për ta liruar Flamur Sefaj postin e ministrit të Punëve të Brendshme.
Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se kjo kërkesë ishte e padrejtë.
Pavarësisht prej kësaj, Matoshi ka thënë se nuk është dëmtuar partneriteti me kryeministrin Haradinaj dhe me partnerët e koalicionit.
“E kemi thënë edhe më herët, se AKR-ja e ka bërë këtë Qeveri. AKR-ja e ka shpëtuar edhe tash këtë Qeveri”, është shprehur Matoshi.
Ai është i bindur se kjo Qeveri do ta çojë deri në fund mandatin qeverisës sepse, sipas tij, ky është edhe përkushtimi i AKR-së.
Ndërkaq kërkesën e opozitës për zgjedhje të reja e sheh si punë që i takon opozitës.