Telegrafi

Matka në zjarr

Sot pasdite ka nisur një zjarr në Matkë dhe po përhapet drejt pendës dhe kah fshati Shishevë, informojnë nga Qendra për Menaxhim me Krizat (QMK).

Po digjet një pyll në anën e majtë të pendës Matka dhe bëhet fjalë për terren pa qasje për automjete. Zjarri po përhapet kah penda Matka dhe pylli Vodno. Rreth orës 15 e 30 zjarri ka kaluar në anën e djathtë të pendës.

Disa ekipe nga Brigada për mbrojtje nga zjarret e Qytetit të Shkupit janv dërguar në terren dhe po punojnë për shuarjen e zjarrit./Telegrafi/