Matka apo ndryshe Kanion Matka është një nga peisazhet më të njohura dhe më të veçanta në Maqedoni. Ajo karakterizohet me shumë bukuri natyrore, duke filluar nga madhështia e gurëve, shpellës, kafshëve dhe gjallesave tjera. Është vendi më i preferuar për kalimin e fundjavave për njerëzit, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Kësaj radhe nga portali think24.mk janë siguruar disa fotografi të Matkës, dhe e keqja është se në disa vende të saj, vërehen mbeturina të hedhura, sigurisht nga vetë turistët. Normalisht kjo e shëmton pamjen e Matkës dhe sipas portalit kundërmon edhe erë e keqe.
Sigurisht persona të papërgjegjshëm kanë sjellë pamjen e këtillë të Matkës dhe në të ardhmen autoritetet duhet të ndërmarrin masa për ndalimin e hedhurinave. /Telegrafi/