Telegrafi

Matip shton rekordin e pakrahasueshëm në Ligën Premier me golin ndaj Southamptonit

Goli i Joel Matip në pjesën e dytë kundër Southamptonit ndihmoi Liverpoolin të qëndronte në garën për titull, ndërsa siguroi që mbrojtësi të ruante një rekord të pakrahasueshëm në Ligën Premier.

Matip u bashkua me Takumi Minamino në listën e golashënuesve, duke udhëhequr Liverpoolin në një fitore 2-1 në Southampton për të shtyrë garën për titull në ditën e fundit.

Me fitoren e marrë, Liverpooli mbetet vetëm një pikë prapa Manchester Cityt dhe tani do të mbështetet në ndihmën e Aston Villas për të mbajtur gjallë shpresat e tyre për titull.

Lexo po ashtu Liverpooli fiton ndaj Southampton dhe dërgon ‘luftën’ për titull për xhiron e fundit

Me golin e tij të martën, Matip tani ka shënuar në tetë ndeshje të ndara në Ligën Premier.

Kur ai ka shënuar, ka qenë një lajm i mirë për Liverpoolin pasi Reds kanë fituar të tetë ndeshjet që e kanë parë Matipin në listën e golashënuesve.

Rekordi aktual fitues i Matipit është i pakrahasueshëm në Ligën Premier, pasi ai ka humbur vetëm 10 nga 125 paraqitjet e tij në ligë për Liverpoolin.

Me vetëm tetë për qind, Matip ka raportin më të ulët të humbjeve prej 1081 lojtarëve që kanë luajtur të paktën 100 ndeshje në Ligën Premier. /Telegrafi/