Liverpool ka marrë një lajm të hidhur nga Joel Matip që do të jetë jashtë fushës për gjashtë javë.
Mbrojtësi qendror ka pësuar lëndim në gju, andaj do të jetë një mungesë e madhe për The Reds.
28-vjeçari filloi të ndiente dhimbje në ndeshjen ndaj Sheffield Unitedit, andaj stafi mjekësor i bëri me dije që mos të rrezikonte më shumë.
Matip i humbi takimet ndaj Red Bull Salzburgut dhe Leicesterit, por u rikthye në barazimin 1-1 ndaj Manchester Unitedit në Old Trafford.
Evening Standard ka raportuar se tani lëndimi i mbrojtësit ka ngjallur frikë te Liverpooli që nuk mund të llogarisë në të për gjashtë javë.
Në vend të kamerunasit pritet të luajë Dejan Lovren që ka filluar të marrë më shumë minuta nga Jurgen Klopp. /Telegrafi/