Matias Soule është 18-vjeçar, por tashmë e ka detyruar Massimiliano Allegrin ta marr në skuadrën e parë këtë sezon, pas 18 muajve të kaluar në Torino, ndërsa mediat zbulojnë që edhe Argjentina do ta marr për dy ndeshjet e radhës.
Me largimin e Cristiano Ronaldos, Juventusi ka filluar kërkimin për liderët e së ardhmes.
Federico Chiesa është shfaqur tashmë si lojtari kryesor i Bianconerëve në përballjet e mëdha, ndërsa ty është edhe Paulo Dybala që duket se do të nënshkruajë një kontratë të re me gjigantët e Serie A para përfundimit të vitit.
Alvaro Morata dhe Moise Kean, janë dyshja e sulmit, por asnjëri nuk ka bindur shumë këtë sezon.
Kjo është ndoshta arsyeja pse Juventusi ishin aq të etur për të nënshkruar me 18-vjeçarin Matias Soule një kontratë të re në shtator, ku i riu argjentinas do të nënshkruante deri në vitin 2026.
Soule është shfaqur si ylli i ri i akademisë së Juventusit dhe tashmë është në ekipin e parë, duke qëndruar në stol ndaj Napolit në fillim të shtatorit.
Kjo erdhi pasi ai shënoi golat e tij të parë profesional për Juventus U-23-të në Serie C, ndërsa ai gjithashtu shënoi golin e parë në fitoren 3-1 të Juves ndaj Chelseat në UEFA Youth LEAGUE.
Pra, çfarë e bën atë të dallohet nga të tjerët?
Soule ka ardhur te Juventusi në janar 2020, pasi kishte luajtur te Velez Sarsfield në Argjentinë.
Velez shpresonte ta integronte atë në foton e ekipit të parë duke i ofruan Soules edhe një kontratë profesionale në fund të 2019 (e para për të), por një mosmarrëveshje midis palëve bëri që adoleshenti të largohej nga klubi i tij i fëmijërisë si lojtar i lirë.
Juve ishte shumë e lumtur që e mori edhe pse Covid-19 ndërpreu sezonin e tij të parë, por ai u bë një yll i skuadrës Primavera (U19) gjatë sezonit 2020-21.
Ai shënoi 5 gola dhe dha 5 asistime në 27 ndeshje për ekipin e të rinjve, dhe megjithëse këto shifra nuk janë veçanërisht tërheqëse, niveli i tij i përgjithshëm i paraqitjeve ra në sy të shumë shikuesve.
Argjentinasi krahasohet rregullisht me Angel Di Marian në vendlindjen e tij në Argjentinë për shkak të aftësisë së tij teknike.
Vetë Soule në fakt përmend Dybalan si heroin e tij të futbollit dhe ka shumë dëshirë të luajë si numër 10, por duket se ai do të luajë si anësor për momentin.
Ai tërhoqi vëmendjen e Massimiliano Allegrit gjatë ndeshjeve të para-sezonit pasi u thirr për t’u stërvitur me ekipin e parë dhe bëri përshtypje si me personalitetin e tij të qetë, profesional, ashtu edhe me paraqitjet e tij në fushë në ndeshjet miqësore.
Ftesa nga Argjentina
Matias Soulé që nuk ka luajtur asnjë minutë në Serie A deri më tani, ka marr ftesë nga Lionel Scaloni për ekipin e parë të Argjentinës.
Scaloni e ka përfshirë të riun në listën e lojtarëve për ndeshjet e ardhshme kualifikuese të Botërorit kundër Uruguait dhe Brazilit.
Matías Soule. 18 años. Juventus. Convocado a la Scaloneta ??? pic.twitter.com/gHfuxs2dbd
— TNT Sports Argentina (@TNTSportsAR) November 4, 2021
Argjentina po lufton për një vend në Katar 2022 dhe Soulé i është dhënë një shans për të ndarë dhomën e zhveshjes me Lionel Messin. /Telegrafi/