Site icon Telegrafi

Mati 1 dhe Kalabria pritet të lidhen me rrjetin e “Termokosit

Ngrohtorja “Termokos”, edhe këtë vit do të vazhdojë me investimet në rrjetin e saj në Prishtinë.

Zëdhënësja e “Termokos”-it, Afërdita Uka-Fejzullah, ka bërë me dije se në kuadër të fazës së tretë të Projektit të kogjenerimit, në bashkëpunim me donatorët e interesuar për të investuar për zgjerimin e rrjetit të ngrohjes përgjatë viteve 2017/2018 është planifikuar që zgjerim të rrjetit të ketë për një pjesë të ndërtimeve kolektive të lagjes “Mati 1” dhe “Kalabria” .

“Jemi në proces të përgatitjeve të master planit për zgjerimin e rrjetit të ngrohjes, planit dinamik, ndërkohë që po pritet finalizimi i procedurave tenderuese të Komisionit Evropian, pas përfundimit të të cilave do të përzgjidhet kompania punë kryese dhe përcaktohet dinamika e ekzekutimit të punëve në terren”, ka thënë ajo për RTKlive.

Sipas saj deri më tani për zgjerimin e rrjetit të ngrohjes për vitin 2017-2018 nga Komisioni Evropian janë zotuar 8.3 milion euro, nga Qeveria Gjermane nëpërmes Bankës Gjermane për Zhvillim 5 milionë euro, ndërsa nga Komuna e Prishtinës dhe “Termokos” 500 mijë euro. /RTKlive/Telegrafi/

Exit mobile version