Site icon Telegrafi

Materiali promovues turistik i Maqedonisë vlerësohet si më i miri

Agjencia për promovimin dhe mbështetjen e turizmit ka arritur që ta merr vendin e parë, në konkurencën e 20 shteteve, për dizajnimin e materialit promovues për turizëm, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Vlerësimi është bërë nga Komisioni i Panairit të Shumadisë dhe qytetit të Kraguevcit, ndërkaq për të tetën herë me radhë, u zgjodhën agjencitë më të mira në pesë kategori: për rakinë më të mirë, materialin promovues, promovimin më të suksesshëm, stendën më të bukur promovuese dhe kontributin më të madh për zhvillimin e turimit në territorin e qytetit të Kraguevcit.

Përndryshe, materiali propagandues i Maqedonisë përbëhet nga gjashtë broshura që lidhen me njëra-tjetrën dhe i pasqyrojnë potencialet turistike të Maqedonisë./Telegrafi/

Exit mobile version