Koleksionet verore me nënshkrimin e shtëpive të famshme të modës, disenjatorëve dhe brendeve kanë sjell disa trendë interesantë, të cilët në ditët më të nxehta të vitit edhe një herë do të vënë në pah si ato më luksozet kur është fjala për modën
Brendi spanjoll Mango edhe këtë verë ka dalë me koleksionin e shkëlqyeshëm, i cili sjell bashkim perfekt të modës së re, freskuese të klasikeve të parapëlqyera dhe trendëve më të dëshiruar, transmeton Telegrafi.
Siluetat e thjeshta i kanë zbukuruar detajet mbresëlënëse, ndërsa modelet moderne janë bashkuar me paletën neutrale të ngjyrave, në mënyrë që çdo model veror në dollapët tanë të sjellë edhe një dozë elegance dhe disa mundësi kombinimi.
Koleksioni Mango për verë pa dyshim ka sjellë bash çdo gjë që mundemi ta dëshirojmë në gardërobën tonë për sezonin e ngrohtë, ndërkaq mendim të njëjtë me ne ndajnë shumica sepse pjesët më të popullarizuara dhe shtesat e modës me nënshkrimin Mango do t’i shohin kudo që shkojmë.