Kabllo, një gazetë, një flamur grek dhe një flamur me diellin Vergina, një poster nga Kulla e Bardhë në Selanik dhe një slogan për Maqedoninë, ishin disa nga materialet që sot në mëngjes u gjetën brenda një pakete të dyshimtë, me çka ndërhyri edhe policia greke.
Sipas mediave greke, disa persona në hyrje të kompleksit të gjykatave në qendër të Athinës e kanë vendosur paketën, për përmbajtjen e së cilës ka intervenuar edhe Sektori për parandalimin e eksplodimeve, nën dyshimet se mund të bëhet fjalë për paketë-bombë, ndërsa pjesa rreth gjykatave ishte e bllokuar e tëra, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Pas intervenimeve të policisë, u bë e qartë se nuk bëhet fjalë për bombë, por materiale lidhur me Maqedoninë greke.
Për momentin nuk bëhet e ditur kush e ka vendosur paketën dhe çfarë mesazhi ka dashur të përçojë./Telegrafi/