Telegrafi

Materia e gjetur në lule vjollca, ndihmon në luftimin e kancerit

Një materie që është gjetur në lulen Crocuses, apo siç njihet tek ne si lule vjollca, ndihmon në shkatërrimin e tumorit dhe shërimin nga sëmundja, në vetëm një tretman.

Mendohet se kjo ndihmon në pothuajse të gjitha llojet e kancereve, siç është ai në gji, zorrë, mushkëri dhe prostatë – katër vrasësit më të mëdhenj.

E quajtur poashtu “bombë e zgjuar”, ky material ndihmon në shërim, pa ndonjë efekt anësor, transmeton Telegrafi.

Testimi në njerëz, mund të filloi brenda disa muajsh, derisa medikamenti nuk do të dal në treg para pesë vitesh.

Kjo materie që gjendet në lule, është ditur se është shumë anti-kancerogjene, por mendohej se ishte shumë e helmueshme për njerëzit.

Profesori Laurence Patterson nga Universiteti Breadford, ka thënë se: “Ky medikament, i ka larguar tumoret nga të gjithë minjtë e sëmurë dhe më nuk ju është kthyer sëmundja. Ata janë shëruar me shumë sukses”.

Profesori zbulon se, ky medikament e ndalon ushqimin e tumorit me gjak dhe oksigjen, duke bërë që më pas tumori të shkatërrohet vet. /Telegrafi/