Telegrafi

Materazzi: Tentova ta bind Mourinhon

“Ne kemi folur pak momente pas fitores, ndërsa unë i thashë atij: ‘Të lutem qëndro, sepse do të vazhdosh të mos më duash nëse qëndron këtu’, dhe përderisa po qante, ai më tha: ‘Më duhet të shkoj’, më pas e kuptova, në të kundërtën do të qaja”.

“Çfarë humbim nga largimi i Mourinhos? Një bashkues, një lider, dikë që do të bënte gjithçka për klubin e tij. Pres nga njerëzit që të thonë se sa shumë do të mungojë ai. A mund të nisim një cikël? Gjithçka varet nga ajo se a do ta mbajmë mentalitetin Mourinho”, tha Materazzi për La Gazzeta dello Sport. /Telegrafi/