Marco Materazzi beson se fakti që Interi e di se vetëm fitorja i kryen punë ndaj Lazios mund të jetë përparësi.
Dy ekipet përballen në Stadio Olimpico sonte mbrëma në atë që është sikur një ndeshje playoffi se kush kualifikohet në Ligën e Kampionëve nga vendi i katërt.
Ekipi i Simone Inzaghit ka nevojë për vetëm një barazim, por legjenda e Interit beson se Nerazzurët mund të shfrytëzojnë përparësinë psikologjikë që e dinë se vetëm fitorja u duhet, teksa thotë se Icardi mund të jetë vendimtar.
“Lazio është favorite sepse po luan në shtëpi dhe ka dy rezultatet nga tre të mundshmet në favor”.
“Por, Interi është më i fortë si ekipi dhe është i obliguar të fitojë, e kjo mund të jetë një përparësi. Menaxhimi i lojës nuk është ana më e fortë e Lazios”.
“Lazio nuk mund të nisë duke sulmuar. I shoh 20 minutat e para të ngushta, është vitale që Interi të mos pranojë gol”.
“Icardi mund të jetë vendimtar, ai ishte kritikuar pa të drejtë ndaj Sassuolos”.
“Ai do të luaj ndeshjen e karrierës në Romë pasi dëshiron Ligën e Kampionëve më shumë se të gjithë ne”, deklaroi Materazzi. /Telegrafi/