Telegrafi

Materazzi: Faccheti nuk më la të kaloja te Milani, nuk kam foto me pesë trofetë e fituar te Interi

Marco Materazzi kam treguar se ishte legjenda e Interit, Giacinto Facchetti, i cili e kishte ndaluar të bashkohej me Milanin para Kupës së Botës të vitit 2006. 

Duke folur për mediat, Materazzi, ka zbuluar që klubi nuk i lëntë të bënin foto me pesë trofetë e fituar.

“Milan? Duhet ta falënderoj Facchettin, ai u kujdes për mua dhe nuk ma la që të kaloj në anën tjetër”.

“Mourinho dhe Leonardo? Pas gjysmëfinales me Barcelonën, Mourinho më tha që do të luaja në finalen e Ligës së Kampionëve”.

“Nuk kam as foto të pesë trofeve të fituara në atë vit. Ne donim të bënin, por Leonardo nuk na lejonte”.

“Unë isha gati për foto, por Leo tha, kjo nuk do të ndodh”.

“Kjo është arsyeja se pse ne nuk kemi asnjë foto me pesë trofetë e fituar”,ka treguar Materazzi. /Telegrafi/