Telegrafi

Materazzi: Balotelli gjithmonë ka qenë Rossoner

“Mario në Milan? Ai do të luaj për ekipin që gjithmonë e ka dashur. Ngjyrat ‘Rossoneri’ janë të preferuarat e tij. Ai njëherë erdhi në dhomën e veshjeve me çorape të Milanit, por unë ia preva me gërshërë”.

“Balotelli është djalosh i madh i cili ka dëshirë të argëtohet. Për Allegrin, do të jetë goditje e madhe. Ai është një sulmues i jashtëzakonshëm me potencial të madh”, ka thënë Materazzi./Telegrafi/