Site icon Telegrafi

Matematikani refuzoi shpërblimin prej 1 milion dollarë

Perelman tha se kontributi i tij në zgjidhjen e hipotezës së Poincareit nuk është më i madh se kontributi i matematikanit amerikan Richard Hamilton. Hamilton i pari propozoi mënyrën e zgjidhjes së kësaj hipoteze.

Instituti i matematikës Clay nga Massachusetts në faqen e vet të internetit konfirmoi informacionin se Perelman kishte refuzuar shpërblimin.

Perelman nuk shkoi as në Paris për ta marrë shpërblimin për zgjidhjen e problemeve, të cilin shkencëtarët tentuan ta zgjidhin për më shumë se një shekull.

Ky matematikan 43-vjeçar jeton në një banesë të vogël në St. Petersburg me nënën e tij dhe është i papunë, ndërsa fqinjët e tij thonë se ai është shumë i varfër.

Kjo nuk është hera e parë që ai refuzon shpërblimet, ai ka refuzuar edhe disa oferta për punë të ofruara nga disa universitete amerikane. /Telegrafi/

Exit mobile version