Telegrafi

Mateka fiton gjysmë maratonën “Prishtina 2017”

Garuesi Bernard Moinde Mateka është fitues i gjysmë maratonës “Prishtina 2017”, e cila po mbahet në Prishtinë.

Keniani shtegun prej 21 kilometra e kalo për 1:05 minuta e 52 sekonda.

Mbi 100 garues kanë pjesë e kësaj gjysmë maratone, e cila konsiderohet si ngjarja më e madhe në vendin tonë.

Atletët garën e kanë sfiduar në 21 kilometra dhe 5 kilometra, ndërsa, fëmijët në 2 kilometra.

Pjesë e kësaj gare janë edhe personat me aftësi të kufizuara.