Site icon Telegrafi

Matadorin spanjoll e godet demi, ia ngulë brinjët në barkë – publikohen pamjet rrëqethëse

Një matador është lënduar rëndë kur demi ia nguli brinjët me bark dhe e hodhi në ajër, gjatë ndeshjes tradicionale me dema që u mbajt në Spanjë mbrëmjen e kaluar.

Alejandro Conquero raportohet se është në gjendje të rëndë shëndetësore, pas lëndimit që e pësoi në eventin që u mbajt në rajonin e Cenicientos në Madrid, transmeton Telegrafi.

28-vjeçari nga Huelvanë Andaluzi, u filmuar kur ngritet dhe dërgohet me urgjencë në spital, e mjekët konstatuan se është goditur nga demi në pjesën e barkut.

Në pamjet amatore të shpërndara në rrjetet sociale, Conquero shihet i veshur me kostumin tradicional derisa sfidon demin e bardhë.

Derisa i afrohet demi, kafsha në një moment e godet dhe e ngrit në ajër – duke lënë të shokuar të pranishmit që kishin shkuar për ta ndjekur nga afër eventit. /Telegrafi/

 

Exit mobile version