Site icon Telegrafi

Matadori pëson lëndime të rënda pasi një dem e “hodhi në ajër”, pastaj e “shtypi në tokë” (Video)

Një matador është plagosur rëndë kur një dem e “hodhi atë në ajër” dhe më pas e “shtypi në tokë” dhe e godet në pjesën e pasme në një festival në Valencia.

Matadori veteran Enrique Ponce u largua me shpejtësi nga ringu, pasi u godit seriozisht gjatë një ngjarje për të festuar festivalin Las Fallas në Valencia të hënën.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, 47-vjeçari, i cili është një nga emrat më të mëdhenj ndër luftëtarët me dema, u hodh në ajër dhe më pas “u fut” në tokë, ndërsa një bri i demit shpërtheu pjesën e poshtme të gjoksit të tij.

Ai, siç thuhet tutje, u “rrëmbye” nga demi i quajtur Declamador.

Ponce u transportua nga aty dhe u trajtua në ambulancë, para se të transferohej në spital për të kryer operacione emergjente.

Ai pësoi dy plagë, njërën rreth 12 centimetra dhe tjetrën prej 5 centimetra dhe gjithashtu një ligament të dëmtuar në gjurin e tij të majtë, pasi ai u hodh në tokë.

Mjeku i tij, Cristobal Zaragoza tha se Ponce ishte duke u rikuperuar mirë në Spitalin Casa de la Salud në Valencia, ku ai do t’i nënshtrohet një operacioni të dytë në gju. /Telegrafi/

Exit mobile version