Një matador spanjoll është filmuar duke ia pastruar me faculetë demit pikat e gjakut në sy, të cilin më pas e mbyti. E për këtë veprim ka reaguar ashpër organizata për mbrojtjen e të drejtave të kafshëve.
Morante de la Puebla po merrte pjesë në festivalin e luftës me dema në Real Maestranza në qytetin e Sevilës në jug të Spanjës, ku edhe ka ndodhur kjo ngjarje, transmeton Telegrafi.
39-vjeçari shihet duke nxjerrë nga xhepi faculetën me të cilën ia fshin demit pikat e gjakut që i ishin futur në sy. Por, ky veprim është parë nga aktivistët për mbrojtjen e kafshëve si poshtërim.
Videoja e këtij momenti është shpërndarë në Twitter dhe deri më tani është shikuar nga 2.3 milionë persona. Megjithatë këtë veprim fansat e kanë parë si gjest respekti ndaj kafshës. /Telegrafi/