Juan Mata u ka lënë përshtypje drejtuesve të Manchester Unitedit në këtë fillim sezoni.
Mesfushori spanjoll, madje e ka bindur edhe Jose Mourinhon me paraqitjet e tij për Djajtë e Kuq.
Prandaj, sipas Daily Mirror, klubi anglez së shpejti do të nisë bisedimet për vazhdimin e kontratës së lojtarit.
Nuk është bërë e ditur kohëzgjatja e saktë e kontratës së re, por thuhet se do të jetë afatgjate. /Telegrafi/