Site icon Telegrafi

Mata largohet nga Unitedi në fund të stinorit

Juan Manuel Mata dhe Manchester United do t’i ndajnë rrugët në fund të këtij edicioni.

Mesfushori spanjoll është duke luajtur stinorin e katërt me fanellën e ‘Djajve të Kuq’.

Kontrata e tij aktuale skadon në verën e vitit 2019 dhe është paralajmëruar largimi i tij nga ‘Old Traford’.

Sipas medieve angleze United nuk dëshiron ta humbas me parametra zero lojtarin dhe do ta vë në shitje gjatë afatit kalimtar veror.

29-vjeçarit iu është caktuar një çmim për largim prej 30 milionë eurove.

E ardhmja e reprezentuesit spanjoll duket se do të jetë në vendlindje.

Është ish-skuadra e Matas, Valencia që ka shprehur interesim për rikthimin e tij në ‘Mestalla’.

Gjithsesi në garë për lojtarin mbetet edhe Atletico Madrid dhe Napoli në Evropë.

Por Mata mund ta vazhdoj karrierën edhe në MLS, ku interesim kanë shfaqur Los Angeles Galaxy dhe Chicago Fire. /Telegrafi/

Exit mobile version