Telegrafi

Mata ka refuzuar ofertën prej 20 milionë eurosh në vit nga Arabia Saudite

(Foto: Instagram/juanmatagarcia)

Juan Mata ka refuzuar një ofertë të majme nga Arabia Saudite, në mënyrë që ta vazhdojë qëndrimin te Manchester Unitedi.

AS bën të ditur se spanjolli i ka thënë jo ofertës prej 16 milionë euro në vit, e cila pastaj është përmirësuar në 20 milionë euro në sezon.

Mirëpo, 32-vjeçari sërish e ka refuzuar, meqenëse ka dashur të vazhdojë të luajë me Djajtë e Kuq në Old Trafford.

(Foto: Instagram/juanmatagarcia)

Mesfushori ofensiv është në vitin e fundit të kontratës së tij me Unitedin, megjithëse në marrëveshje është i përfshirë edhe opsioni për ta zgjatur për në sezon tjetër.

Mata është pjesë e Manchester Unitedi nga viti 2014 kur ishte transferuar nga klubi tjetër anglez, Chelsea. /Telegrafi/