Telegrafi

Mata: Jam ende lojtar i Valencias

Mediat spanjolle dje thanë se Mata tashmë është transferuar te Barcelona për 20 milionë euro, por vetë lojtari i ka mohuar këto spekulime.

“Unë jam lojtar i Valencias, unë e di se ka pasur spekulime, por nuk di asgjë më shumë. Unë jam i qetë me kombëtaren, duke u kënaqur me Botërorin dhe duke menduar vetëm për ndeshjen ndaj Kilit”, u shpreh Mata. /Telegrafi/