Telegrafi

Mata drejt rikthimit në Spanjë, ka ofertë nga Real Sociedad

Pas 11 viteve e gjysmë të kaluara në futbollin anglez, Juan Mata do të rikthehet në vendlindje.

Mesfushori veteran është pjesë e Manchester United që shtatë vite, por kohëve të fundit nuk ka pasur hapësira në formacionin bazë.

33-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar vetëm tri ndeshje dhe në të tria i inkuadruar nga banka rezervë.

E ardhmja e tij është sërish në elitën e futbollit spanjoll La Liga, pasi Real Sociedad i ka bërë ofertë atij.

Sociedad dëshiron ta bashkoj Matan me David Silvan për të krijuar një dyshe të frikshme të veteranëve.

Mata është i gatshëm të rikthehet në La Liga qysh në janar, pasi kontrata me Djajtë e Kuq skadon në verë.

Përpos Sociedadit në garë për të është edhe ish-skuadra e tij Valencia. /Telegrafi/