Nga kjo ngjarje humbën jetën, Shaqir Barçi, bashkëshortja e tij Hamdije Barçi dhe djali i tyre, Ylber Barçi dhe u plagosen dy djemtë e tjerë të familjes, Halid Barçi dhe Gazmend Barçi.
Policia arrestoi tre të afërmit e viktimave, Dashamir Barçi, Valter Barçi dhe Durim Barçi, të cilët dyshohen si autorë të ngjarjes për shkaqe pronësie. Policia sekuestroi dy automatikë dhe një armë gjahu, raportoi e përditshmja Panorama.
Policia tha gjithashtu se ngjarja nuk është zbardhur ende dhe se po hetohet në dy pista, për çështje pronësie dhe për hakmarrje./Telegrafi/