Telegrafi

MAT kërkon ndihmën e Qeverisë

Poashtu, MAT kërkon t’i mundësohet moratorium 6 muajsh për të gjitha obligimet dhe detyrimet të cilat MAT-i i ka ndaj ndërmarrjes publike Aeroportet e Maqedonisë dhe Drejtorisë për Fluturime Civile.

MAT nga Qeveria kërkon edhe ndihmë këshillëdhënëse për menaxhimin e krizës dhe mbajtjen e linjave të rregullta në komunikacionin ajror të aviokompanisë MAT.

Ndryshe Aero-transportuesi më i madh në Maqedoni, MAT ka paralajmëruar se nuk do ta paguaj borxhin ndaj Organizatës Evropiane për siguri ajrore me seli në Bruksel, ‘Eurocontrol’, e cila ia ndaloi dy linjat më të frekuentuara për këtë kompani atë Shkup-Dyseldorf-Shkup dhe Shkup-Romë-Shkup.

Eurocontroll kërkon nga MAT-i që ta paguaj kamatvonesat në vlerë pre 1 milion e 300 mijë euros, që kjo kompani është dashur ti paguaj për shkak se me vonesë i ka paguar faturat e përdorimit të territorit ajror të Gjermanisë dhe Italisë gjatë viteve 2000 dhe 2001.