Telegrafi

“MAT Airways”, synon tregun e Kosovës

Ndërkaq brenda 3 apo 4 vite planifikojnë të bëhen kompani kombëtare në Maqedoni, e cila do të ofrojë shërbime të rregullta për qytetarët e vendit.
Danijela Pusara, drejtoreshë e Marketingut në “MAT Airways”, tha se tregu në Maqedoni ka nevojë për një kompani kombëtare.

Qëllimi sipas, zyrtarëve të saj është të jenë më të mirët në avio-biznes.
“MAT Airways”, planifikon blerjen e disa aeroplanëve të ri, me qëllim që të jenë më konkurrent në tregun vendas dhe rajonal, gjë për të cilin do të ofrojnë pako të reja për fluturime në të gjitha destinacionet botërore.

“Plani jonë është rritja e numrit të aeroplanëve. Kemi menduar blerjen e një Boingu të tipit 737, por gjithsesi deri në fund të vitit do të blejmë edhe një aeroplan të ri”, tha Danijela Pusara, drejtoreshë e Marketingut në “MAT Airways”.

Ardhja e kompanisë serbe në Maqedoni dhe themelimi i kompanisë së re ajrore “MAT Airways” nuk kaloi pa probleme, sepse kompanitë të cilave kompania e falimentuar MAT u kishte borxhe, mendonin se pas kompanisë së re qëndrojnë pronarët e vjetër. Megjithatë pas dëshmive të ofruara nga pronarët e ri, të gjitha problemet u tejkaluan. /Alsat-m/