Jorge Masvidal ka udhëtuar drejt Emirateve të Bashkuara Arabe për të marrë pjesë në evenimentin e ‘UFC 251’ në Abu Dhabi.
Konkurrenti në kategorinë e mesme të lehtë do të përballet me kampionin e kësaj kategorie, Kamaru Usman, në ngjarjen që do të mbahet në ‘Fight Island’.
Amerikanit iu dha shansi të sfidojë për titull, pasi që Gilbert Burns u tërhoq nga meçi duke qenë se rezultoi pozitiv në testin për coronavirus.
Presidenti i UFC-së, Dana White, reagoi shpejt për të gjetur zëvendësim dhe Masvidal pranoi me kënaqësi, edhe pse kishte pak ditë në dispozicion.
35-vjeçari e ka publikuar një video në Instagram nga momenti i nisjes me aeroplan privat drejt Abu Dhabit. /Telegrafi/