Telegrafi

Masvidal tregohet i madh pas fitores, i ofron menjëherë revanshin Diazit: Nuk më pëlqen ta lë oktagonin kështu

Jorge Masvidal - Nate Diaz (Foto: Steven Ryan/Getty Images/Guliver)

Jorge Masvidal e ka mposhtur Nate Diazin në përballjen e vlefshme për titullin në UFC 244, por i ka ofruar revansh kolegut të tij pas ndeshjes.

Luftëtari amerikan e ka mposhtur bashkëkombësin e tij me nokaut teknik në raundit e tretë.

Deri tek ndërprerje e ndeshjes erdhi, pasi doktorët detyruan gjyqtarët për një gjë të tillë pas gjakosjes së madhe të Diazit.

Lexo po ashtu Masvidal fiton me dominim përballjen e përgjakshme ndaj Diaz, mjekët detyruan gjyqtarët ta ndërprenë ndeshjen para kohe

Megjithatë, Masvidal është treguar një sportist i madh dhe menjëherë pas ndeshjes i ka thënë kundërshtarit të tij se mund ta zhvillojnë revanshin.

“Për një fakt, i thashë Diazit tani, le ta kthejë ndeshjen përsëri. UFC, bëje të ndodhë revanshi”, ka thënë fillimisht Masvidal në intervistën e tij pas luftës në Oktagon.

“Nuk më pëlqen ta lë oktagonin kështu me kundërshtarin tim të vetëdijshëm”, përfundoi luftëtari amerikan.

Ndryshe, Masvidal tani mban rripin e UFC 244 në peshën welterweight apo të mesme. /Telegrafi/